Grupi parlamentar i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, realizoi një takim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Gjatë takimit grupi i pavarur ka marrë mbështetje të fortë lidhur me proceset e vendit drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Përfaqësuesit e BE-së kanë inkurajuar grupin e deputetëve të pavarur duke nënvizuar se ata janë në rrugën e vërtetë, rrugë nëpër të cilën duhet të hapëroj Republika e Maqedonisë. Gjatë takimit është biseduar edhe rreth ?Trupit për pajtim?.