Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i ngarkuar me hetimin e ndërhyrjes së pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, rekomandoi një ditë më parë që ish-këshilltari i Trumpit për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, të mos përballet me burgim, për shkak të bashkëpunimit të tij ?substancial? me hetuesit.