Report TV - Studentët e Arkitekturës në protestë, grupohen para Ministrisë së Arsimit

2018-12-05 0

TIRANE-Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Mjekësisë dhe Akademisë së Arteve kanë bojkotuar mësimin duke protestuar para ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Protesta nisi nga studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilën marshuan nga fakulteti i tyre drejt ministrisë, ndërsa tubimit iu bashkuan edhe studentët e fakulteteve të tjera.

Shkak për protestën e studentëve është bërë vendimi i datës 21 maj 2018, që sanksionon se të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë janë të detyruar t?i nënshtrohen tarifës së shkollimit për kreditet në lëndët përsëritëse, teksa vijojnë studimet në vitin pasardhës.

Përveç kërkesës për heqjen e pagesës 670 lekë për cdo kredit për provimet e mbartura, studentët gjithashtu kërkojnë që pagesa për tarifën e shkollës të bëhet në janar dhe jo tani. Studentët kanë firmosur edhe një peticion, ndërsa vijojnë protestën duke kërkuar anulimin e vendimit. Protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka sjellë bllokimin e qarkullimit në Rrugën e Durrësit.