Ora News - Të zhdukurit e Vlorës, burime për Ora News: 14 pa adresë, për 8 të tjerë dihet vendodhja

2018-12-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas denoncimeve për 22 persona të zhdukur në Vlorë gjatë tri viteve të fundit, prokuroria e këtij qyteti ka regjistruar në hetim katër dosje penale.

Të dhënat e policisë së Vlorës të siguruara zyrtarisht nga Ora News, tregojnë se për 14 prej këtyre personave nuk ka asnjë adresë, ndërkohë që për tetë të tjerë ka të dhëna konkrete për vendndodhjen e tyre.

Sipas sistemit TIMS, Majlinda Koçi e larguar më 5 mars 2018, figuron në TIMS në Greqi, ndërsa dyshohet se vuan nga çrregullime mendore.

Po kështu, sipas sistemit TIMS, Shpëtim Pasha, i larguar në 2015, figuron se ndodhet në Itali.

Për shtetasin Saimir Pashaj, i zhdukur në 2 nëntor 2018, dyshohet se ndodhet i arrestuar pasi është dënuar disa herë për vjedhje.

Referuar të dhënave nga sistemi TIMS, edhe shtetasja Teuta Pasha, e larguar më 2015, figuron se ndodhet në Greqi.

Një emër tjetër në listë është ai i Edmond Durmishit, i larguar nga spitali Psikiatrik, i cili është kthyer ne banesën e familjes së tij në Memaliaj.

Edhe shtetasi Eduard Habibi, i larguar në 19 maj 2018, sipas policisë është rikthyer në banesë.

Një tjetër person në listën e të zhdukurve, Fatos Sulaj, i larguar më 1 qershor 2018, dyshohet se ndodhet në Greqi.

Prokuroria po heton si vrasje rastin e Albano Xhaferrit, pas dëshmisë në policinë e Fierit nga Gazmir Merkaj, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në planet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 32-vjeçarit nga Vlora.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-zhdukurit-e-vlores-burime-ora-news-14-pa-adrese-8-te-tjere-dihet-vendodhja