Ora News - Kroacia: Berlini ti japë dritën jeshile Shqipërisë; Rama: Duhet të kishte ndodhur

2018-12-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria meriton çeljen e negocitave me BE-në qershorin e ardhshëm. Kjo ka qenë deklarata që ka ardhur nga kryeministri kroat, me të cilin kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nënshkroi marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik. Prej andej, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE.

Kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama, u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic.

Takimi i cili u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeve të përbashkët për Partneritetin Strategjik, pati edhe deklarata për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë kroate u shpreh se Zagrebi mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në qershorin e ardhshëm.

Andrej Plenkovic: Kroacia është për hapjen e negociatiave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Shqipëria edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit.

Nga ana e tij kryeministri, Edi Rama, theksoi se Shqipëria meritonte çeljen e negociatave që këtë qershor.

Edi Rama: Ajo që presim nga BE qershorin e ardhshëm, është ajo që meritonim që merrnim që këtë qershor, që të hapim negociatat për anëtarësim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kroacia-berlini-ti-jape-driten-jeshile-shqiperise-rama-duhet-te-kishte-ndodhur

Free Traffic Exchange