Kontributi austro-hungarez në arkeologjinë shqiptare ka nisur I shekull më parë. Por sot u bën bashkë në një tryezë arkeologë shqiptarë edhe austriakë, jo vetëm për të kujtuar këtë bashkëpunim, por edhe për të rifilluar zbatimin e tre projekteve konkrete.
Projekti i parë do të zhvillohet në kalanë e Kaninës, ku përveçse restaurimit dhe mirëmbajtjes do të ketë një vëmendje të veçantë mbi gërmimet arkeologjike. Projekti i dytë do të jetë në një zonë antike pranë Apolonisë. Ndërsa, projekti madhor do të zgjatë 5 deri në 10 vite dhe do të shtrihet në luginën e Lumit të Vjosës.
Drejtoresha e Institutit Austriak të Arkeologjisë, Sabine Ladstatter, flet për rëndësinë e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm
Është hera e dytë që ndodhem në Shqipëri. Herën e parë kemi biseduar me kolegët tanë të institutit të Arkeologjisë për disa bashkëpunime, midis Austrisë dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për tre projekte konkret, i pari bën fjalë për kalanë e Kaninës, restaurim edhe mirëmbajtje, i dyti në një qytezë të vogël antike pas Apolonisë. Ndërsa, projekti i tretë është gjigant, bën fjalë për të gjithë gërmimin edhe hulumtimin e shtratit të lumit të Vjosës.
Sabine Ladstatter, Drejtoreshë e Institutit Austriak të Arkeologjisë
Qëllimi kryesor i të gjithë bashkëpunimit është promovimi i Shqipërisë edhe i thesareve arkeologjike që ndodhen në Shqipëri. ?Mendoj se kështu Shqipëria do të prezantohet edhe më denjësisht në Europë?, u shpreh Sabine Ladstatter.
Për zhvillimin e këtyre projekteve do të punojnë gjithmonë dy akademikë shqiptarë edhe dy austriakë. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë Shqiptare e konsideron këtë projekt shumë të rëndësishëm.
Dita e sotme është një fazë shumë e rëndësishme për arkeologjinë shqiptare, se ne futemi në një projekt të përbashkët që ka rëndësi të veçantë, për mënyrën, zonën, metodologjinë, por edhe zonën se ku do të zhvillohet. Është fjala për projektin e madh, që lidhet me luginën e Vjosës, duke kërkuar gjithë potencialin arkeologjik. Natyrisht kjo nuk do të bëhet në një zonë të paeksploruar më parë, por gjithsesi mënyra bashkëkohore do të na jap elemente që do të ndikojnë dukshëm për të qenë më afër këtyre monumenteve në ditët tona. Përveç kësaj projekti i ri përmbledh edhe Kalanë e Kaninës, që do t?i rikthehet edhe njëherë gërmimeve pas një ndërprerje 50-vjeçare. Në bashkëpunimet tona jep kontributin e tij edhe shteti shqiptar. Por asnjëherë edhe nga partnerët tanë nuk është parë me një lloj barazie investimi që do të bëhet.
Luan Përzhita, Drejtori i Institutit të Arkeologjisë Shqiptare
Përzhita shton edhe se si do të ndikojnë këto gërmime në Lumin e Vjosës. ?Këto studime do të bëhen në periudha të caktuara. Por ajo do të jetë një kërkim në të gjithë luginën që do të fokusohet në dokumentacionin e dokumenteve. Lugina përfshin Apoloninë, zonën e Tepelenës, Shushicës etj. Do të shikojmë një territor, i cili na jep të dhëna mbi atë që ka ndodh mes bregdetit edhe zonave të brendshme, si kalohej, rrugët e kalimit, duke e nisur ...