'Unaza e Re'/ Banorët në ditën e 31-të të protestës, bllokojnë për 2 orë rrugën

2018-12-04 0

TIRANË - Vijoi edhe sot në ditën e 31-të protesta e banorëve të "Unazës së Re". Në mbështje të banorëve ishin si gjithnjë deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa sot ra në sy prezenca e analisti Fatos Lubonja. I veshur me jelekun portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të "Astirit" por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin.

Edhe sot, si 30 ditë me radhë u bllokua rruga në të dyja anët e saj, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Banorët kundërshtojnë projektin e "Unazës së Madhe" i cili prek banesat e tyre, ndërsa është ndërprerë edhe procesi i legalizimit për shkak se shtëpitë janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e rrugës.

Paralalelisht me "Unazën e Re" një protestë u zhvillua edhe në Shkozë nga banorët të cilët gjithashtu preken nga projekti i "Unazës së Madhe".