Prishet objekti dykatësh në Laprakë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-04 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka nxjerrë më forcë banoret që ishin ngujuar në banesën e tyre dykatëshe në zonën e Laprakës, në vijim të punës për prishjen e ndërtimeve që do ti hapin rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Re.Ndërtesa rezulton të jetë pa dokumentacionin e duhur ndonëse nga ana tjeter pronaret bënë të ditur se ajo është në proces legalizimi.Në fakt pronarët nuk jetonin vetë në godinë por e kishin dhënë atë me qera. Kati i parë përdorej për biznes.Pronaret qëndruan për disa orë në katin e dyte derisa policia I nxorri jashtë me force për ti hapur rrugë shembjes së saj.Përplasjet nuk munguan ndërsa në mbështetjeve të banoreve ishin edhe zyrtare te PD të kryesuar nga deputeti Klevis Balliu.

Free Traffic Exchange