Fund lëmshit të pronave, krijohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës - Lajme - Vizion Plus

2018-12-04 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria ka bërë gati dy projektligje të cilat parashikohet t?i japin zgjidhje kaosit të pronave ndër vite. Bëhet fjalë për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në të cilën do të shkrihen tre institucione, legalizimet, hipotekat dhe agjencia e pronësPër të shpjeguar domosdoshmërinë e kësaj reforme, kreu i legalizimeve Artan Lame solli si shembull godinën në të cilin vetë ai punon.?Pas katër vitesh që ushtrojmë veprimtarinë në godinën e cila është ndërtuara para viteve ?90 mund t?ju them se vetëm para pak ditësh kemi arritur ta regjistrojmë. Kemi kaluar një kalvar të pafund pengesash për shkak se kjo pasuri nuk rezultonte askund në zyrat e shtetit.?Ky është një nga shembujt që tregon se kaosi i pronave qe ekziston ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.?Shqipëria ka 4.4 mln pasuri. 3.8 milion prej tyre janë të regjistruara. Por nga këto 2.5 milion kanë probleme çka do të thotë duhen rishikuar ose riregjistruar nga e para. Për këtë proces janë shpenzuara plot 80 mln euro, çka do të thotë janë para të shkuara dëm.?Por lëmshi i prona vijon më tej edhe me 9 mijë praktika ende të patrajtuara nga agjencia aktuale e pronave. Këto dosje qëndrojnë aty prej viti 1993. Nga ana tjetër, kanë kaluar 27 vite nga miratimi i ligjit 7501, por 50 % e tokave të ndara janë ende të paregjistruara.?438 mijë familje kanë përfituar nga ligji 7501 Aktin e Marrjes së Pronës në Përdorim. Mund t?ju them se 50% e tyre nuk janë regjistruar ende. Nuk mund të ketë më ligje që edhe pas 27 vitesh të mos e kenë mbyllur efektin e tyre?Për të gjitha këto arsye, agjencia e vetme e pronës që do të krijohet mendohet ti japë zgjidhje ngërçit, i cili do të kërkojë kohë.Lame nuk dha ndonjë afat konkret se sa kohë do të marrë ky proces, i cili është një synim madhor për qeverinë, por fillimisht mendohet se procesi i legalizimeve do të jetë ai që do të mbyllet e më pas do të vijohet me regjistrimet.Agjencia Shtetërore e Kadastrës prite të nisë punë vitin e ardhshëm.

Free Traffic Exchange