Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situatë e tensionuar pranë rreth rrotullimit të Doganës në Tiranë.
Forcat e policisë kanë nxjerrë me forcë banorët që nuk kanë pranuar të dalin nga banesa.
Ora 13: 15 Balliu: Të marrim shembull nga Franca, do përshkallëzohen protestat
Ja çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Shembja e shtëpisë së një qytetari. Janë munduar të flasin me policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorat e bashkisë.
Këta qytetarë kanë respektuar policinë e shtetit. I kërkoj qytetarëve të marrin shembull nga Franca për të vënë shtetin aty ku duhet. Do të marrim shembull nga qytetarët europianë. Këta janë të pabesë. Këta meritojnë revoltë dhe protesta. Sot protestë në oren 5, sot protestë në orën 3
Ora 13:10- Banorja: I kërkova 3 dite kohe
Banorja, banesa e së cilës u prish sot në Laprakë ka deklaruar se i ka kërkuar policia dhe bashkisë tre ditë kohë për të hequr orenditë shtëpiake.
Banorja: I kërkova për të lëvizur gjërat dhe procedurat ligjore. Unë nuk e kuptoj pse shteti vepron dhunshëm ndaj nesh. Është dhunë psikologjike. Nuk e kuptoj. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur orenditë.
/Ora News.tv/
Në kuadër të prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe do të prishet dhe një banesë 2 katëshe.
E ndërsa ekskavatori po prish një objekt ngjitur, 5 pjesëtarë të kësaj banese nuk pranojnë të dalin nga shtëpia.
Për ta banesa është mundi dhe djersa e një jete dhe janë gati të ngujohen.
Bajram Nela flet për Ora News: "Do rezistojmë deri në pikë të fundit nuk e lëshojmë shtëpinë. Erioni nuk mund të më gënjejë me karamele. Kam 30 vjet që punoj për këtë shtëpi. Banesa ishte në proces legalizimi por është skualifikuar. E kemi ankimuar pasi vendimi i skualifikimit nuk është vendimtar dhe presim fjalën e drejtësisë. Kur gjykata të thotë që projekti i Unazës së Madhe është i ligjshëm dhe të marrë vendim për banesën time atëherë unë zbatoj vendimin e gjykatës. Unë e njoh ligjin dhe dua që shteti të zbatojë ligjin. Policia ka ardhur pa dokumente për të prishur vendimin.
Një numër i madh policësh ndodhen aty.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/familja-nuk-pranon-te-largohet-nga-banesa-qe-kane-shkuar-ta-shembin