Report TV - Në kërkim prej 2 vitesh për tentativë vrasje, kapet i riu në Vlorë

2018-12-04 8

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga Erjon Çeloaliaj, i kërkuar për tentativë vrasje në Orikum pas një informacioni se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen ?Pavarësia?.

29-vjeçari dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit tentoi të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Lidhur me ngjarjen, Gjykata së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë".

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen ?Pavarësia?, është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij dhe konkretisht: