Ahmetaj: Rritim pagat, ulim taksat

2018-12-03 0

Akuzave të Lulzim Bashës se qeveria ka hartuar një buxhet që grabit shqiptarët dhe pasuron oligarkët, ministri i Financave iu përgjigj me shifra teksa bëri një krahasim mes skemës që aplikon qeveria për tatimin e pagave dhe asaj që propozon opozita.

"Është materializuar paguan më shumë kush fiton më shumë. Me taksën 9% duan t'u ngarkojnë shqiptarëve 75 milionë Dollarë që do t?ua hiqnin oligarkëve, filozofia jonë është kush fiton më shumë, paguan më shumë".

Pasi renditi sektorët ku vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave, Ahmetaj njoftoi rritjen e pragut për pagën minimale nga 24 mijë në 26 mijë Lekë dhe masa të tjera që sipas tij i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.

"Pesë mije Lekë për pensionistët, rimbursim për barnat".

Si ndërhyrje kurajoze në paketën fiskale me efekt të drejtëpërdrejt në ekonominë e vendit, ministri i Financave përmendi zerimin e tvsh-së për inputet bujqësore.

"Bujqësia sot nuk paguan më asnjë taksë, tvsh zero për nënkotraktorët e fasonëve".

I pyetur për taksën e qarkullimit, Ahmetaj e bëri të qartë se ajo nuk do të preket. Kreu i financave u ktheu përgjigje edhe akuzave për investimet sipas formulës së partneritetit publik-privat.

"Çfarë do bëjmë me PPP? Do bëjmë Rrugën e Arbrit. Ne bëjmë PPP në favor të konektivitetit".

Ahmetaj tha se investimet publike në buxhetin e 2019 janë mbi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke përmendur si vepra të rëndësishme rrugën Kardhiq-Delvinë, linjën hekurudhore Tiranë ?Durrës apo zgjerimin e Unazës së Madhe.

Free Traffic Exchange