E ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar protestën e banorëve të "Unazës së Re". Kryemadhi ka folur mbi rolin e opozitës duke mos lënë pa përmendur edhe plagosjen e efektives së policisë, Ina Nuhut. Kryemadhi ka sqaruar se opozita nuk e përfshirë në këtë protestë, por ajo mbështet banorët. Sipas saj, projekti i qeverisë për zgjerimin e "Unazës së Madhe" është aferë korruptive. "Opozita nuk është e përfshirë në protestë. Ne mbështesim protestën. Deputetët e LSI-së e kanë për detyrë që të jenë atje pasi kanë marrë vota të konsiderueshme. Nuk ndodh askund që të dalin 7 ditë para afatit. Edhe lojërave të fatit i dhanë 2 vjet e gjysmë. Ka një mungesë serioziteti, pasi banorët kanë 27 vjet në zonë dhe kanë paguar çdo lloj takse dhe do të thotë që ti si shtet i ke njohur. Ajo tokë nuk ka pronarë dhe është ndarë me 7501. Ishte tokë bujqësore dhe e kam kaluar unë në Kuvend si truall. Nga njëra anë rruga spostohet shumë, nga ana tjetër spostohet më pak. Ky projekt është aferë korruptive. Kemi informacione por po i verifikojnë pasi na duket guxim shumë i madh. Rasti i Ina Nuhut do investiguar thellësisht. Nuk ka prova që e ka bërë ai që sot është në burg. Ç?është kjo polici që del kështu para njerëzve të irrituar? Ç?punë ka Shqiponja që të jetë në rrjesht të parë? E kanë me rregullore që të kenë veshur veshje të specializuar. A ka qenë ajo e trajnuar. Atë djalin e kanë rrahur. E rrahën në sy të deputeteve", u shpreh Kryemadhi