Maliq, i vendosen mbrojtëse urës ku vdiq 24 vjeçari, banorët: Kemi frikë për fëmijët tanë

2018-12-03 0

Ditën e 29 nëntorit, 24 vjecari Gjergji Elmasi humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të qytetit të Maliqit, pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga ura dhe për pasojë i riu u mbyt në lumin e Devollit. Ngjarja e 4 ditëve më parë ka tronditur mbarë opinionin publik. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit dhe pas 5 orësh, është nxjerrë trupi i pajetë dhe makina. Janë dashur humbje jetësh për vendosjen e barrierave mbrojtëse anës urës.

Banorët e Maliqit, të shokuar nga ngjarja, e konsiderojnë këtë veprim të vonuar. Sipas tyre këto masa duheshin marrë prej fillimit pasi shumë aksidente do të ishin shmangur. Barrierat mbrojtëse prej betoni janë vendosur një ditë pasi 24 vjecari Elmasi humbi jetën. Rrezikshmëria e lartë që kjo urë paraqet, i bën banorët e pasigurt për fëmijët e tyre. Ndërkohë që apelojnë për ndërtimin e saktë të barrierave dhe vendosjen e ndriçimit në këtë vend.