Ora News - PD-LSI, lojë apo strategji?! Nisin bisedimet për ndarjen e zonave për vendoret

2018-12-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ethet e zgjedhjeve vendore kanë përfshirë politikën edhe pse jo publikisht kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë intensifikuar takimet për të arritur një marrëveshje lidhur me ndarjen e zonave të kandidimit.

I tillë ka qenë dhe takimi i mesditës së të hënës, kur në zyrën e Bashës ishte fillimisht Monika Kryemadhi dhe më pas kreu i republikanëve Fatmir Mediu dhe ndër të tjera u diskutua jo vetëm për aksionin politik, por dhe marrëdhëniet me parlamentin.

Bashkia e Tiranës si çdo herë mbetet arena e demonstrimit të forcës mes maxhorancës e opozitës.

Forcat politike, përfshirë PD-në, kanë nisur prej disa javësh sondazhet e tyre. PD po teston tre emra si sfidantë të kandidatit të maxhorancës, ku me gjasë PS nuk ka as nën mëngë dhe Veliaj do të garojë për një mandat të dytë.

Në këtë situatë jo pak befasues duket artikulimi se në emër të opozitës për bashkinë e Tiranës mund të kandidojë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mjegullnaja shtohet ngase Kryemadhi publikisht e ka mohuar një mundësi të tillë, por dhe referuar deklaratës së saj që solli jo pak habi në vlerësim të Erjon Veliajt.

Javët në vijim do të jenë përcaktuese nëse PD në kryeqytet do të punojë për kryetaren e LSI-së për të fituar Bashkinë më të madhe në vend apo LSI do të jetë në mbështetje të demokratëve.

Nën zë zyrtarë të lartë të PD-së hedhin dyshime mbi sinqeritetin e LSI-së në garën për bashkinë e Tiranës.

Këto pasiguri lindin për faktin se disa këshilltarë të LSI-së iu bashkuan dhe vazhdojnë të ngrejnë kartonin pro çdo nisme dhe vendimi të Erion Veliajt dhe dyshimi tek demokratët shtohet më shumë kur Monika Kryemadhi thotë se Erjon Veliaj ka bërë punë të mirë në krye të Bashkisë.

Ethet e garës ndihen dhe në rrugët e Tiranës, duke marrë shkas jo vetëm nga tryezat e bisedave politike, por dhe fushata me protesta pa autorë kundër Erion Veliajt për të cilin kundërshtitë nuk mungojnë edhe brenda familjes së tij politike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-lsi-loje-apo-strategji-nisin-bisedimet-ndarjen-e-zonave-vendoret