Vrasja për një karikues celulari - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-03 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prindërit e Marvi Mihalit, të riut që u vra verën e vitit të shkuar për një karikues celulari, dëshmuan për herë të parë në gjykatën e Tiranës. Pavllo dhe Fatmira Mihali hodhën akuza të rënda ndaj 4 të pandehurve që po hetohen për këtë çështje, dy prej të cilëve janë në kërkim.Pavllo Mihali i tha togave të zeza se ditën që ka ndodhur ngjarja ndodhej në Sarandë me bashkëshorten.?Me qindra dhe mijëra herë kam parë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qëlloi me thikë është Dejvi Bitraj. Ai e ka qëlluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në tokë. Marvi u vra sepse ndërhyri që të ndante Armendin dhe Dejvin?.Pavllo tha se të gjitha të dhënat i kishte mësuar nga shoqëria e Marvit dhe kushëriri i tij që ishte dëshmitari okular. Ai hodhi akuza të rënda ndaj të pandehurve, teksa shtoi se ka fakte që vrasësit e djalit të tij janë kontingjentë kriminalë dhe dënimi për ta duhet të jetë maksimal.Ndërsa nëna e Marvit, Fatmira Mihali sqaroi se nuk do të kërkojë asnjëherë një gjyq për dëmshpërblim, por dënimin e vrasësve të të birit.?Me Marvin kam folur për herë të fundit 3 orë para se të ndodhte ngjarja. Ndodhej me shoqet te shkallët e universitetit dhe në telefon e kishte marrë Armendi që të shkonin për të dorëzuar një karikues celulari. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndarë dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë këdo që do u dilte para?.Për vrasjen e Marvit ndodhet në qeli Dejvi dhe Eugen Bitraj, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim dy vëllezërit Klidens dhe Marsel Alla.

Free Traffic Exchange