Tjetër incident në protestën e banorëve të "Unazës së Re". Në ditën e 30 të saj, banorët kanë bllokuar sërish rrugën në të dyja anët e saj, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Përballë kësaj situate kur rruga e ishte e bllokuar, një kamion ka vijuar rrugën duke kaluar përmes turmës. Ky moment është shoqëruar pa incidente, por nga a ana tjetër nuk ka muguar rezistenca e banorëve të cilët kanë hedhur në drejtim të automjetit sende të forta. Pak ditë më parë ishte një fuoristradë e cila kaloi me shpejtësi përmes protestuesve.