Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas avokatëve që kërkojnë pafajësi edhe grupi i Prokurorëve të Krimeve të Rënda kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit.
Ata kërkojnë që të pandehurit të shpallen fajtorë për të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria të cilat nuk u vërtetuan nga gjykata.
Vendimi për bandën e Shullazit u dha në 13 nëntor. Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë e dënoi të pandehurin përfundimisht me 14 vite burg për tre vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj dhe kanosje për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka.
Për të pandehurit e tjerë gjykata dha këto vendimi për Gilmado Danin 12 vite, për Endrit Qyqja, 10 vjet burgim, për Endrit Zela 10 vite burg, për Blerim Shullazi 9 vite burg.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grupi-i-shulllazit-pas-avokateve-dhe-prokuroret-ankimojne-vendimin