Ora News - PD kundër aministisë në burgje: Elektorale, Rama do të lirojë kriminelët për vota

2018-12-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Amnistinë e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ku mund të përfitojnë rreth 600 të burgosur, Partia Demokratike e cilëson me qëllime të pastra elektorale. Deputeti, Ervin Saljanji, tha se më këtë nismë kryeministri po kërkon të nxjerrë nga burgu kriminelë për ti përdorur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në kushtet kur opozita nuk jep dakordësi dhe qëndron jashtë Kuvendit, amnistia nuk mund të miratohet pasi kërkon 84 vota.

Partia Demokratike duket se do të jetë kundër propozimit të qeverisë, çka do të pamundësojë miratimin e amnistisë në burgje, ku do të përfitonin rreth 600 të dënuar.

Deputeti, Ervin Salianji, njëherazi anëtar i Komisionit Sigurisë, tha se qeveria e ka bërë traditë që amnisti të tilla të sjellë çdo vit, dhe këtë radhë tha ai lidhet me zgjedhjet vendore.

Salianji paralajmëroi duke akuzuar se mazhoranca nëpërmjet kësaj nisme synon të lirojë nga burgjet kriminelë për ti përdorur për vota.

Ervin Salianji: Nisma nuk ka ardhur akoma në Parlament, po diskutohet ende nga Qeveria apo Ministria e Drejtësisë që është Ministria përgjegjëse për të bërë kalkulimet e fundit apo për të zgjedhur se cilët njerëz kanë më shumë vota. Kjo nismë është më shumë propagandistike dhe elektorale, sesa një nismë që ka qëllime të mira.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kunder-aministise-ne-burgje-elektorale-rama-do-te-liroje-kriminelet-vota