Grupi i punës për integrim, debat publik për ndryshimet kushtetuese

2018-12-03 2

Grupi i punës për integrim dhe ai për reforma, të cilët funskionojnë në kuadër të trupit koordinues për pajtim, kanë realizuar mbledhjet e para ku janë diskutuar detyrat përkatëse. Grupi për integrim ka biseduar për fazën e debatit publik që do të zhvillohet përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese. Debati publik do të zgjasë pesë ditë. Pas secilit debati, Qeveria do të përpilojë raport mbi të cilët duhet të përpilojë amendamentet e fazës finale. Grupet e punës u formuan në kuadër të trupit koordinues për pajtim, qëllimi i të cilit është koordinimi i zgjidhjeve ligjore për amnistimin e veprave të caktuara të disa prej të akuzuarve për 27 prillin.