Ora News - Turizëm në dimër, familja gjermane eksploron natyrën e Shqipërisë

2018-12-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jashtë sezonit që sjell fluks, larg komoditetit të hoteleve dhe zhurmës së qyteteve.

Është historia e një familjeje të re nga Gjermania që në një udhëtim të rrallë po kërkon të zbulojë Shqipërinë e vertetë.

Zara dhe Kasten ishin njohur me vendin tonë 10 vjet me parë, kalimthi siç thonë, ndaj tashmë janë rikthyer bashkë edhe me dy fëmijët e mitur për ta eksploruar, por më së shumti pa ta shijuar.

Zara: ?Kemi qenë për herë të parë 10 vjet më parë dhe u rikthyem. Na pëlqen Shqipëria sepse ka natyrë të bukur.?

Kasten: ?Na pëlqen më së shumti të qëndrojmë kështu në natyrë. Tashmë që jemi jashtë sezonit, e kemi vendin vetëm për vete.?

Kanë më shumë se një javë që kanë mbërritur në vendin tonë. Kanë vizituar Tiranë, e Durrësin, para se të mbërrinin në Vlorë. Aty janë vendosur buzë detit në zonën e Porto Novës në Zvërnec.

Zara: ?Do të qëndrojmë për rreth 4 javë në Shqipëri. Kemi takuar njerëz të mirë dhe mikpritës."

Gjithçka u duhet e kanë në këtë furgon. Aty gatuajnë dhe flene. Udhërrëfyes kanë një hartë mbi bazë të cilës vendosin si do të vijojnë udhëtimin, ku çdo ndalesë zgjat mbi 2 ditë.

Zara: "Flemë dhe gatuajmë në këtë mjet. Kemi gjithëcka që na duhet."

Kasten: "Shijojmë bukuritë e vendeve që vizitojmë. Kjo është e bukura e turizmit."

Thonë se nuk kanë patur asnjë shqetësim me sigurinë edhe pse qëndrojnë larg zonave të banuara, në udhëtimin për të shijuar Shqipërinë në dimër.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/turizem-ne-dimer-familja-gjermane-eksploron-natyren-e-shqiperise