Rama zbulon detaje nga paketa anti-shpifje

2018-12-02 1

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë detaje nga ajo që e ka cilësuar si paketa anti-shpifje dhe që shumë shpejt sipas tij do të shkojë si një draft-ligjor për miratim në parlament. Nuk do të ketë ndryshim në Kodin Penal dhe as atë Civil, por një rifreskim të ligjit për median. Në një tryezë ku ishin të pranishëm përfaqësues të agjencive europiane dhe rajonale të lajmeve, Rama tha se të paktën në dy raste, qeveria e tij kishte rënë viktimë e atyre që quhen ?Fake news?.

?Rasti i parë për armët kimike dhe i dyti për sjelljen e 600 mijë ushtarëve të ISIS në vendin tonë.?

Kreu i qeverisë thotë se drafti që po përgatitet synon të vendosë rregull te portalet, shumicën e të cilave nuk dihet kush e financon dhe drejton. Gjoba për shpifjen do të rritet, do të penalizohet edhe ai që e shpërndan atë ndërsa një rol të rëndësishëm pritet të marrë bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive.

?Bordi do të luajë një rol përpara se të shkohet në gjykatë. Do të legalizohen portalet. Rriten gjobat dhe do të dënohet edhe ai që i shpërndan lajmet e rreme.?

Sipas Ramës, ndryshimet ligjore do të mbrojnë më mirë autorësinë në media duke ndalur përfitimet e padrejta nëpërmjet kopjimit të lajmeve dhe shpërndarjes online.

Tv Klan