Ora News - A do ta votojë opozita amnistinë? Balliu: Nuk merremi me provokimet e Ramës

2018-12-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Amnistin për të burgosurit deputeti i PD, Klevis Balliu e konsideron si një provokim të Edi Ramës, për ta futur opozitën në Parlament.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Balliu tha se duhet të merremi më shumë me probleme të qytetarëve dhe jo me provokimet e Ramës.

Po ashtu, Balliu u shpreh i vendosur se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ndërsa theksoi se duhet një aksion i mëtejshëm politikë për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Një pr/ligj i fundit që ka të bëjë amnistimin e rreth 600 të burgosurve ka krijuar pikëpyetje të mëdha nëse opozita do të kthehet në parlament për ta votuar. Po diskutohet dicka e tillë në radhët e opozitës?

Klevis Balliu: Sot Parlamenti është me qytetarët, për qytetarët sepse sot qytetarët janë lënë jetim nga kjo qeveri. Sot qytetarët nuk kanë institucione ku të shkojnë dhe të qajnë hallet e tyre. Sot qytetarët nuk kanë deputetë dhe ministra. Sot nuk ke gjykatë. Sot ky është problemi, duhet të merremi me këto dhe jo me provokimet e Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/do-ta-votoje-opozita-amnistine-balliu-nuk-merremi-me-provokimet-e-rames

Free Traffic Exchange