Nje fundvit me surpriza ne kryeqytetin shqiptar

2018-12-02 0

Mediat e huaja vijojnë t?i bëjnë jehonë ndryshimeve që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Tiranë, por edhe ta promovojnë atë si një destinacion turistik, që po merr vëmendje të zgjeruar në Europë. Gazeta e njohur italiane ?Corriere della Sera? e rendit Tiranën si destinacionin më të mirë për turistët italianë për festat e fundvitit, duke e cilësuar si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. ?Nga tregjet e vogla përreth pemës së madhe në Sheshin ?Skënderbej?, tek ndriçimi i kudogjendur?, shkruan gazetarja e njohur Fancesca Masotti, ?bën që Krishtlindja të ndihet kudo?. Në suplementin e saj, ?Corriere della Sera? evidenton nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit ?Skënderbej?, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti. Fancesca Masotti shkruan se ?grisë dhe frikës së dhjetëvjeçarëve të regjimit komunist, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj?.

Revolucion në Tiranë

Një fundvit me surpriza në kryeqytetin shqiptar ? një qytet i ri dhe ?loë cost? ? që ndjek gjithë fantazi të ardhmen. Mes muzeve të rinj dhe rampave të ?Skatebord-it? mbi simbolet e së shkuarës

Nga Fancesca Masotti

Sfida e radhës ka nisur: Prej nëntorit, Tirana është zyrtarisht kandidate për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2024. Vjen si mirënjohje për një nga qytetet më të reja, alternative dhe ?loë cost? e Europës së re, që udhëheq një vend që ka si moto turistike ?Go your oën ëay?. Ndiq rrugën tënde. Udhëto sipas mënyrës tënde. Kryeqyteti shqiptar, ku mosha mesatare, siç e deklaron kryebashkiaku Erion Veliaj, është 27 vjeç, ka katërfishuar popullsinë në 20 vite, është në rritje ekonomike dhe po përjeton një revolucionin ?e gjelbër?. Nga shtëpizat e vogla (të bukura prej druri, ngjyrë bakri dhe alabastre) përreth pemës së madhe në sheshin ?Skënderbej?, tek ndriçimi i gjithpranishëm, bëjnë që atmosfera e Krishtlindjeve të ndihet më shumë se kudo. E kuptueshme për një vend të dalë nga diktatura komuniste vetëm në fillim të viteve ?90. Por, vlera e vërtetë e shtuar e një fundjave në qytet është të ndjesh ?urinë e saj për të ardhmen?. Mes arkitekturës otomane, fashiste, komuniste, qiellgërvishtësve të rinj dhe gjelbërimit në zona dikur të braktisura.