Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një raport i UNESCO-s ka konfirmuar edhe njëherë faktin shqetësues se mesatarisht 1 në 5 të rinj shqiptarë me kualifikime të larta largohen nga vendi. Shifra këto të ngjashme me shtete afrikane si Eritrea apo Somalia.
Ky studim i titulluar "Emigracioni, zhvendosja dhe arsimi" e vë theksin tek mundësitë që u ofrohen në radhë të parë studentëve në vendin e tyre, e më pas të rinjve që kthehen me qëllim që tu mundësohet mbështetja dhe përshtatja me tregun e punës.
Kjo çështje përbën vazhdimisht një debat të vazhdueshëm në vendin tonë, ndërsa sociologët kanë bërë thirrje që të ketë një mekanizëm për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe kryesisht pagesat në vendet e punës për ekspertët e profesionever të ndryshme.
Raporti shkruan gjithashtu se Shqipëria ka shifrat më të larta sa i përket qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, ku në statistikat e 2015 është parë se 2.9 mln shqiptarë jetojnë brenda vendit dhe 1.1 mln jetojnë jashtë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-1-ne-5-te-rinj-te-kualifikuar-largohet-nga-shqiperia