Ndryshime në ligjin për kundërvajtje

2018-12-02 0

Ulen gjobat për qytetarët dhe kompanitë. Në procedurë qeveritare tashmë janë duke hyrë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtje. Vendimi ligjor parasheh ulje të gjobave sipas peshës së shkeljes dhe madhësisë së kompanisë, të ardhurat e realizuara dhe numrit të punonjësve. Gjithashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë ulje të gjobave për personat fizik për 75% gjegjësisht gjoba minimale do të jetë 15 euro ndërsa ajo maksimale 250 euro. Me ndryshimet ligjore kufizohen kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha. Tek kompanitë e vogla gjobat do të ulen prej 50 deri 2000 euro ndërsa për kompanitë e mesme dhe të mëdha, gjobat ulen për dy herë e gjysmë apo 250 dënimi minimal deri në 10 mijë euro ai maksimal.

Free Traffic Exchange