Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme procesin zgjedhor për kryetarin e ri të degës në Berat. Në këtë post rikonfirmohet kryetari aktual Gazmend Azizi.
Procesi nisi në orën 11:00 në ambientet e Partisë Demokratike dega Berat dhe u finalizua në orën 15:00.
Kryetari i konfirmuar Gazmend Azizi fitoi me 172 vota përballë kandidatit tjetër të PD, Shkëlqim Hysi, i cili mori vetëm 108 vota.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD në Berat u moniturua edhe nga deputeti i qarkut Astrit Veliaj dhe nga i deleguari i PDSH-së,Albert Avdyli.