http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria mund të jetë ndoshta vendi i vetëm që strukturën e regjistrimit të automjeteve për herë të parë e ka 5 % mjetë të reja, pra me kilometrazh zero dhe 95% makina të përdorura ose shumë të përdoruara. Ky fakt ka bërë që ndotja në mjedis të jetë larg çdo standardi evropian.Importi i makinave të përdorura mori një hovë të madh pas vitit 2011 kohë kur u hoq dhe taksa doganore, fakt ky i cili stimuloi importin e makinave të vjetra. Por si do të ndikojë vendimi i qeverisë për të ndaluar importimin makinave nga 2009 ose siç quhen ndryshe ato me standard Euro 4?Ky fakt pritet të nxisë importin e makinave me më pak vite përdorim, e rrjedhimisht ato do të kushtojnë më shumë. Ndërsa ata që posedojnë një automjet me më shumë se 10 vite përdorim do ta kenë të vështirë për ta shitur.Sipas të dhënave, në qarkullim rezultojnë se janë 560 mijë automjete së bashku me ato të tonazhit të rëndë, nga ku rezulton se 2/3 e tyre janë mbi 10 vite përdorim.Paralelisht me këtë situatë, tregu i automjeteve të reja pritet të pësojë rritje, pasi blerja e një makine me kilometrazh zero do të jetë një investim i sigurt dhe afatgjatë. Aktualisht ky treg është në nivele minimale me një shitje prej rreth 3200 automjete në vit. Por që ky treg ti vijë në ndihmë shtresës së mesme të shoqërisë qeveria duhet të aplikojë masa lehtësuese fiskale, sikundër ekzistojnë në çdo vend të tjetër, ku zbatohet tatim mbi vlerën e shtuar në një nivel më lehtësues.