Erozioni shkaterron bregdetin e Kunes

2018-12-02 3

Erozioni po shkatërron një zonë turistike mjaft të frekuentuar kryesisht gjatë stinës së verës, atë të Kunes të Shëngjinit. Bregu i detit është zhdukur thuajse plotësisht, uji ka pushtuar me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke.

Ekspertët e mjedisit thonë se bregdeti i Shëngjinit po e vuan shtrenjtë ndërhyrjen e njeriut. Specialistët kërkojnë një ndërhyrje sa më të shpejtë në këtë zonë.

Prej vitesh situata e erozionit në Shëngjin është problematike për dëmet kolosale që janë shkaktuar. Ekspertët e mjedisit thonë se për shkak të kësaj situate ripërsëritëse, në dimër pisha të tëra përfshihen në zonë ujore.

Tv Klan