Ish politikanët vlerësojnë se Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë konsensual, respektivisht i pranueshëm për të gjitha bashkësive etnike. Ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov vlerëson se çështja e konsensusit në zgjedhjen e funksionit të Presidentit, por edhe të kryeministrit dhe krye-parlamentarit nuk duhet t'i lihet vullnetit politik të partive. Ai rekomandon zgjidhje kushtetuese.