Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, supermarkete si dhe tregjet e shumicës i janë nënshtruar kontrollit të policisë.
Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.
Policia thotë se "janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla".
Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.
Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.
Policia e Shtetit gjithashtu iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sekuestrohen-kapsolla-dhe-fishekzjarre-me-rrezikshmeri-jeten