Ora News - Shkencat e Natyrës i bashkohen aksionit, 2 mln pemë deri në 2030

2018-12-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deri në 2030, Bashkia e Tiranës synon të arrijë të mbjellë 2 mln pemë, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka kontribuar me mbjelljen e pemëve në lulishten pranë Presidencës. Kryebashkiaku u ka bërë thirrje edhe institucioneve të tjera arsimore që të ndjekin këtë shembull për të ndihmuar në gjelbërimin e Tiranës.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i është bashkuar aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Në vijim të fushatës për pyllëzimin e qytetit, studentët dhe stafi akademik i Fakultetit vendosën t?i dhurojë kryeqytetit disa drurë dekorativë të llojit Lofata, të cilët iu shtuan lulishtes ?Qemal Stafa? pranë Presidencës.

Veliaj: E vetmja mënyrë e sigurt, me kosto të përballueshme dhe afatgjatë, për të prodhuar më shumë oksigjen është mbjellja e një peme. Ky është parku i ?lofatave?, pemë shumë të bukura të dhuruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Edhe për këtë vit, Bashkia e Tiranës synon të vendosë një rekod në mbjelljen e pemëve të reja, si pjesë e projektit për Pyllin Orbital.

Veliaj: Ambicja jonë nisi dy vitet e para me nga 100 mijë pemë në vit. Duam që brenda 2030-s në Tiranë të jenë mbjellë 2 milionë pemë, si një mënyrë për të kompesuar 200 mijë makina që sot ka Tirana, në atë që ne e quajmë ?Pylli Orbital.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi që kjo nisëm të ndiqet edhe nga fakultetet e tjera, pasi sipas tij është përgjegjësi e të gjithëve që kryeqyteti të jetë një hapësirë e shëndetshmë për të jetuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkencat-e-natyres-i-bashkohen-aksionit-2-mln-peme-deri-ne-2030