Kushëriri i Çekajt të 613 kg kokainë sherr me Matën para se të ndodhte vrasja në Bllok

2018-12-02 14

Eldi Dizdari ose siç njihet ndryshe nga rrethi miqësor si Denis Matoshi, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës, me qëllim sqarimin e rolit të tij në ngjarjen e rëndë, ku ndodhi masakra e 4 tetorit 2018, në ish-bllok. Pikërisht në këtë ngjarje u plagos Ervis Martinaj, Eljo Hato dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Dizdari, që rezulton të jetë dhe burri i ish-miss Shqipëria, Suada Sherifi, besohet të jetë njeriu kryesor që ka sjellë ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Fabian Gaxha, pasi ai së bashku me disa persona të tjerë, është konfliktuar në trotuarin para lokal ?Monopol? me Ervin Mata, të fejuarin e këngëtares Elvana Gjata.

Nga të dhënat e mbledhura nga ?Shqiptarja.com? dyshohet se Eldi Dizdari, ka qenë shok i ngushtë me Ervin Matën, dhe kanë qëndruar së bashku për një kohë të gjatë në Hollandë dhe Belgjikë. Dizdari njihet si kushëri i parë i Arbër Çekaj, biznesmenit të arrestuar në Gjermani për trafik kokaine. Krisja mes Dizdarit dhe Mata ka qenë pikërisht hatërmbetjet për borxhet financiare dhe për pasojë, kanë filluar të akuzojnë njëri-tjetrin për shuma eurosh të pashlyera. Madje siç mësohet, dyshohet se Dizdari i ka vendosur gjoba financiare Ervin Matës dhe ka ushtruar presion mbi të në mënyrë që të kryente pagesat, por një gjë e tillë nuk është realizuar nga Mata. Sipas burimeve nga policia Dizdari ndodhet në Shqipëri, ndërkohë dyshohet se ai disponon tre pasaporta me emra të ndryshëm, ku njërën e ka të kombësisë shqiptare dhe dy kosovare.