Datat 28-29 nëntor festohen gjithmonë nga shqiptarët anembanë botës. Këto janë ditët kur nëse je shqiptar i shikon rrjetet sociale të mbushura me foto kuqezi, teksa të gjithë urojnë njëri-tjetrin për Ditën e Flamurit dhe për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, me postimet patriotike.
Por ky vit pati shumë incidente dhe gafa nga personazhet publikë shqiptarë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri lëmsh datat gjatë homazheve nga ?Varrezat e Dëshmorëve?. Duke dashur t?i referohej 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbi kalanë e Krujës, Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1443. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.