PD: Krimi i organizuar ka fuqine ne Shqiperi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-01 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Organizata ?Reporter pa kufij? ka publikuar nje raport per gazetaret qe jane vendosur ne shenjestren e krimit te organizuar ku citohen edhe 3 raste konkrete ne shqiperi. Raporti flet per sfiden qe krimi I organizuar I ben shtetit dhe vecon mafian italiane, kineze, japoneze duke vene ne dukje se grupe kriminale ka edhe ne rusi, turqi e shqiperi. Ky pershkrim ka sjelle reagimin e partise demokratike kunder qeverise.Që në faqen e parë të raportit, Shqipëria përshkruhet si vendi ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale, mafias italiane, triadës kineze, jakuzit japonez, mafias ruse dhe asaj turke. Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka krijuar imazhin e nje vendi parajsë për trafikun e drogës, por kjo është hera e parë që Shqipëria renditet në raportin e Reporterëve pa kufij si një nga 5 vendet në botë me krim të organizuar shumë të rrezikshëm. Partia me e madhe e opozites thekson se pa nje media të lirë, nuk ka shtet të së drejtës dhe demokracia është në dorën e krimit të organizuar.