Report Tv - Rinis protesta tek Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën

2018-12-01 0

Ka nisur dita e 28-të e protestës së banorëve të Astirit tek Unaza e Re. Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetët e opozitës Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj, Edmond Spahio, Enkelejd Alibeaj, Klevis Balliu etj.

Para nisjes së protestës, banorët e zonës vendosën që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e ish-presidentit amerikan Geogre H.W. Bush.

Edhe në këtë protestë, banorët kanë bllokuar rrugën në te dyja akset e saj duke e bërë të pamundur kalimin e makinave.

Protesta e banorëve të Astirit është mbështetur nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha prej disa ditësh. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre. ARRSH ka sqaruar se banesat për të cilat kundërshtojnë banorët janë të palegalizuara, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar zgjidhje për ta, bonusin e qirasë dhe strehimin nëpër banesa sociale. Protesta zhvillohet në një kohë kur IKMT vazhdon shembjen e banesave dhe pastrimin e zonës për të bërë të mundur nisjen e punimeve.

Free Traffic Exchange