Me dhjetra fëmijë të moshave të ndryshme, midis tyre edhe foshnja, i janë drejtuar këto ditë pediatrisë së Fierit për shkak të problemeve shëndetsore. Sipas mjekes pediatre, Lumturi Mileti në ditë janë mbi 100 raste të fëmijëve të prekur nga virozat.
Shkaku i vizitave në urgjencën e këtij spitali janë temeraturat e larta dhe virozat e ndryshme të stinës që shkaktojnë edhe të vjella e diare, që sjellin në shumë raste edhe dehidratimin e fëmijëve. Probleme të mëdha janë edhe në rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa fluksi më i madh i të prekurve vjen nga zonat rurale.
Tek spitali pediatrik në Fier paraqiten mbi 100 raste të virozës së stinës.
Lumturi Mileti, pediatre e Spitalit Pediatrik të Fierit