SPOGJ kundër rritjes së pagës së Gjykatësve

2018-12-01 0

Nga Sindikata e punonjësve gjyqësor kanë reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit buxhetor të gjyqit për rritjen e pagave të gjykatësve në vlerë prej 35%. Sipas Sindikatës ky është vendimi më i turpshëm në histori që ka sjell gjyqësori dhe me atë gjykatësit do të marrin rritje prej 21 mijë denarë që është më shumë se 85% nga pagat që marrin të punësuarit në shërbimin gjyqësor. Nga Sindikata kërkojnë dorëheqje urgjente nga kryetari i Këshilli Gjyqësor Zoran Karaxhoski dhe anëtarët e Këshillit buxhetor të gjyqit për shkaqe morale dhe për krijimin e situatës kaotike në gjyqësor.