51.97 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit nga 1499 biznese të kapura në shkelje nga kontrollet e tatimorëve. Është ky bilanci i fundit i Drejtorisë së Tatimeve nga inspektimet në terren. Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë. Gjoba dhe bllokimi i aktivitetit kanë qenë masat e marra nga tatimorët për bizneset e kapura në shkelje.