“Llalla”, letërporosi në Gjermani - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-12-01 0

Shqipëria hedh sytë nga Gjermania, me shpresën se do të ndihmohet nga partnerët për të hedhur dritë në hetimet ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, me mandat në këtë detyrë nga viti 2012 deri në dhjetor të 2017-s, gjatë të cilit u përplas edhe me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu.