Ora News - Të zhdukurit në Vlorë, Policia: Këtë vit janë 13

2018-12-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në shtator të këtij viti Ora News denoncoi rastet e të rinjve të zhdukurve në qytetin e Vlorës. Në atë kohë babai i Albano Xhaferrit do të denonconte rrëmbimin e djalit pak pasi ai ishte kthyer nga Belgjika.

Tre muaj më pas policia e shtetit ka publikuar të dhënat me shtetasit e larguar nga banesa. Në deklaratën për mediat thuhet se në tre vite rezultojnë numri i tyre shkon në 23 persona ku vetëm në vitin 2018 nga familja u kërkuan 13.

Megjithatë në deklaratë shtohet se shumica e tyre janë kthyer në banesë.
Më tej thuhet se të gjitha rastet janë referuar në prokurori, por për katër të denoncuar në të tre vitet janë konstatuar element penalë.

Për ta ka nisur dhe çështja hetimore të cilat janë në proces.
Mësohet se bëhet fjalë për katër të rinj, Albano Xhaferri, M.Metushaj, E.TRoqe dhe K. Ymeraj

Gjithësesi policia e shtetit raporton se ka një ulje me 50 për qind të numrit të vrasjeve krahasuar me një vit më parë.

Shifrat sipas policise se Vlores e Prokurorise

3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

në 2016 - 4 shtetas të larguar

në 2017 - 6 shtetas të larguar

ne 2018 - 13 shtetas të larguar

"Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer" thotë policia e Vlorës në një njoftim për shtyp duke shtuar - Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.

Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jane-ne-vlore-80-te-zhdukur-policia-brenda-tre-vitesh-jane-23-te-largur