Pjesa e pare Dt 30 Nentor Rikthehet në ekranin e Report Tv, historia e Eduart Haka, shqiptari që u vra në Greqi nga pronari i tij. Pas shumë kërkimesh dhe me një prokurë nga familja, avokati i emisionit Eduart Mullaraj, është nisur drejt Greqisë për nisur proceduarat e tërheqjes së eshtrave të të riut të vrarë.
?Dua eshtrat e djalit. Asgjë tjetër,?-ky është apeli i nënës që prej 16 vitesh vuan për fatin e djalit të saj.
Edhe daja i tij, i cili e pa edhe për herë të fundit ka bërë apel që eshtrat të rikthehen në mënyrë që edhe i ndjeri të gjejë paqe.
Ajo është nënë e përjeton shumë më keq se nga ne. Po të rikthehen eshtrat ajo do të jetë e qetë.
Kristo Balla, daja e viktimës
Por cila është historia e Eduart Hakës?
Haka është parë për të herë të fundit nga familjarët e tij në vitin 1993. Ka qwnw daja i tij ai qw nisi kërkimet në Policinë Greke dhe rezultoi që nipi ishte vrarë nga pronari i tij Jani, i cili ia kishte vjedhur dhe shumën e parave, Eduartit. Ngjarja bëhet më tronditëse kur daja mëson se pronari e kishte varrosur trupin e nipit, në tokat e një pjesëe mali.
Vëllai i Eduartit, Qani Haka tregonte se në gjyqin që i është bërë vrasësit në Greqi, babi i tij ka qenë i pranishëm. "Babai im ka qenë në gjyq dhe Jani e ka pranuar vrasjen. Eduarti ka hapur gropën vet, e madje ai i ka futur brenda edhe dy bagëti."