Basha: Projekti i Unazes, afere korruptive

2018-11-30 2

Lulzim Basha është rikthyer te protesta e banoreve të Unazës së Re, duke kërkuar anulimin e projektit, pasi sipas tij nuk ka synim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por vjedhjen e parave të shqiptarëve.

"Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit".

Basha i është përgjigjur edhe akuzave që u janë bërë atij për një prej kompanive fituese në këtë projekt.

"Po, kompania Viktoria Invest ka aplikuar për tenderin e pastrimit të Tiranës dhe ka fituar me garë".

Më herët, Partia Demokratike publikoi një dokument të datës 14 Nëntor, të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit, që sipas saj provon se kompania Biba X, pjesë e projektit të Unazës së Madhe është nën sekuestro nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Sipas selisë blu, përfshirja e kësaj kompanie në këtë projekt thellon paligjshmërinë e qeverisë me këtë projekt.

Free Traffic Exchange