Bashkia e Tiranës, minilulishte në Kombinat, Veliaj: Investojmë edhe në të gjithë zonën e Astirit

2018-11-30 0

Pas rikualifikimit të bllokut pranë rrugës ?Musine Kokalari? në Kombinat, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për krijimin e minilulishteve si mjedise çlodhëse për të gjithë banorët e kësaj zone. Aksionit të punonjësve të bashkisë dhe vullnetarëve të ?Rinjtë e Gjelbër? iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi kontributin e të rinjve që u bënë pjesë e nismës për të dhuruar pemë për kryeqytetin dhe theksoi se Tirana ka nevojë për kontributin e të gjithëve për t?u bërë një qytet më i mirë.

Veliaj tha se puna e bërë në zonën e Kombinatit, investimet e bashkisë në infrastrukturë, por edhe aksioni i gjelbërimit, e rrisin cilësinë e jetës për çdo qytetar. ?Kjo është një lagje fantastike e Tiranës, quhet zona ?Musine Kokalari? sepse është afër shkollës. Siç e shihni jemi në hapat e fundit, kemi mbaruar konturimin, janë liruar kthesat e pallateve dhe hapësirat publike nga zaptimet, janë vendosur stolat e rinj, pllaka të reja, sinjalistika. Kishte ardhur koha e qershisë mbi tortë, gjelbërimi i zonës?, tha ai.