OJQ-të bojkotojnë ditët e hapura të fabrikës së çimentos“USJE”

2018-11-30 0

Çimentorja USJE sot hapi dyert për qytetarët dhe Organizatat Joqeveritare të cilat kohëve të fundit adresuan kritika të ashpra në drejtim të saj, duke e cilësuar si ndotësin më të madh të ajrit në vend. Por ky veprim i USJE-s u bojkotua nga qytetarët dhe përfaqësuesit e sektorit civil. Të vetmit që vizituan këtë fabrikë ishin mediat. Organizatat Joqeveritare kërkojnë monitorim ndërkombëtarë.