Bllokimi/ Flet për Report Tv zv. drejtori për ‘Sigurinë’ në Tiranë

2018-11-30 0

Zv/ Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës Dhimitraq Ziu iu bën apel bizneseve që të dorëzojnë kapsollat dhe të mos i nxjerrin në shitje. Pavarësisht se bizneset kanë shpenzuar mijëra euro për ti blerë kapsollat dhe fishekzjarrët, Dhimitraq Ziu thotë se ato janë rrezik për fëmijët.

Aksioni i Policisë është duke u zhvilluar pa ndonjë bazë ligjore, pasi ligji nuk e ndalon tregtimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave. Por Ziu thekson se ato mjete që kanë përmbajtje eksplozivi nuk duhet të shiten.

Zv/ drejtori për rendin e sigurinë në Tiranë thekson se aksioni për bllokimin e kapsollave do të vijojë përgjatë gjithë muajit dhjetor.