Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar për të katërtën ditë me shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave, që do të mundësojnë ndërtimin e Unazës së Madhe.
Aksioni u përqëndrua në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, duke prishur objektet që shërbenin për aktivitete social-ekonomike, si dhe disa mure rrethuese që ndodheshin në gjurmën e projektit.
Punimet kanë vijuar normalisht edhe në zonën e Astirit. Punëtorët e Ndërmarrjes Nr.1 të Bashkisë Tiranë kanë bërë heqjen e pemëve dhe shtyllave elektrike.
Po këto punime kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Devijimi i lëvizjes ka sjellë trafik në të dy anët e rrugës. Ndërsa grupet e inxhinierëve të Autoritet Rrugor Shqiptar do të zbresin sërish në terren të hënën për të bërë vlerësimin e objekteve me dokumente të rregullta.