Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vijon turin e takimeve në drejtoritë e policisë së qarqeve.
Këtë të premte, 30 nentor, ai ndodhet në Korçë, ku po zhvillon në drejtorinë e policisë një takim me drejtuesit lokale të uniformave blu.
Takimi u mbajt pa praninë e mediave, ashtu siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të vendit, ku ministri i Brendshëm ka zhvilluar takime të ngjashme edhe më herët.
Burimet thonë se në qendër të diskutimit dhe porosive të ministrit të Brendshëm është lufta ndaj krimit dhe efektiviteti i polisë së Shtetit.
'Luftë krimit të organizuar, kapove të trafikut të lëndëve narkotike. Mos u merrni me shpërndarës droge por me kokat e këtyre trafiqeve" ka qenë një nga porositë kryesore të ministrit të Brendshëm bëjnë të ditur burimet.
Gjithashtu ai ka kërkuar të luftohet dhe kontrabanda e lëndës drusore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ministri-i-brendshem-sander-lleshaj-ndalon-ne-korce