Ora News - Më 12 dhjetor zgjidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor

2018-11-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundimi i shqyrtimit të listës prioritare të kandidatëve të drejtuesve të intitucioneve të reja të drejtësisë ka sjellë dhe zhbllokimin e situatës për konstituimin e Këshillit të lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka firmosur vendimin për mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve më 12 dhjetor ora 10:00 që do të zgjedhë 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Mbledhja do të mbahet në hotel Tirana

"Pasi u njoha me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 27 nëntor 2018, sot më datë 30 nëntor vendosa të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve që duhet të zgjedhë 6 anëtarët e KLGj-së" shkruhet në letrën e Zaganjorit.

Prej saj do të zgjidhen gjashtë anëtarët e KLGj që do ti hapin rrugën dhe procesit të emërimeve dhe miratimit të rregullave të institucioneve të drejtësisë në rrethe. Prej 16 kandidatëve për këtë institucion vetëm 11 arritën që të kalonin provën e KPK-së.

Pas kësaj Gjykata e Lartë ka rihapur garën për dy vende nga të cilët vetëm një e kaloi vettingun në KPK

Emrat që do votohen për KLGJ janë:

1- Medi Bici,
2- Ilir Toska,
3- Nertina Kosova,
4- Dritan Hallunaj,
5- Marcela Shehu
6- Manjola Xhaxho
7- Alma Brati
8- Astrit Faqolli
9- Brunilda Kasmi
10-Brunilda Kadi

Pjesmarrja në këtë mbledhje është detyrim ligjor.

Të drejtën për të qenë pjesë e institucionit më të lartë të gjyqësorit do ta kenë ata anëtarë që do të marrin shumicën e votave të anëtarëve të mbledhjes, e cila konsiderohet e pranuar kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.

Më herët Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka vendosur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve të cilët do të votojnë për të zgjedhur gjashtë anëtarët e KLP.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/me-12-dhjetor-zgjidhet-keshilli-i-larte-gjyqesor

Free Traffic Exchange