Ora News - Trafik droge nga Shqipëria Holanda e Sllovenia, Video e operacionit me 20 të arrestuar

2018-11-30 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës.

Një operacion i përbashkët i trupave të antidrogës italiane e të policisë financiare është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 nentor, në 4 rajone, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar janë vënë nën pranga 20 persona shumica e të cilëve shqiptarë.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.

Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.

Operacioni i koduar "Evelin" ka nisur hetimet në tetor të 2016 pas një konflikti me armë zjarri mes dy grupeve kriminale shqitpare në lokalin e quajtuar "Evelein" (nga ku mori dhe emrin operacioni) në komunën San Salvo në provincën e Cheitit.

Gjatë hetimeve prej më shumë se 2 vite e gjysëm janë sekuestruar 13 kg drogë, e tipit heroinë, kokainë e marijuanë, 2 pistoleta, si dhe janë arrestuar në flagrancë 12 persona të tjerë.

Operacioni Evelina u ekzekutua sot dhe për këtë u angazhuan dhe 2 helikpoterë të policisë duke vënë nën hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve u është ushtruar kontrolle në banesa.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/trafik-droge-nga-shqiperia-holanda-e-sllovenia-20-te-arrestuar